AVOKATI I POPULLIT, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut II dhe të III-të
të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për Plotësimin e Vendeve të Lira
në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse pranë Institucionit
të Avokatit të Popullit:
Njofton:
Në përfundim procedurës me lëvizje paralele pa kandidat, njësia përgjegjëse pranë Institucionit të
Avokatit të Popullit vijoi me procedurën e ngritjes në detyrë.
Nga testimi dhe intervista, zhvilluar në datë 03. 04. 2026 për pozicionin vakant, “Përgjegjës në
Sektorin e IT-së dhe Pritjes së Qytetarëve”, në Drejtorinë e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së
Qytetarëve (Kategoria e pagës III-1) u shpall fituese kandidatja:

  • Znj. Dorina Memetaj