Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut
II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të
Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për
përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në
shpalljen për konkurrim për pozicionin:
1. Specialist i Ndihmës Ekonomike, në Sektorin e Ndihmës Ekonomike dhe PAK, në
Drejtorinë e Shërbimit dhe Kujdesit Social, kategoria IV-2.
Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vleresimit sipas rendit alfabetik, janë:
1. Znj. Emanuela Ndoja
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve Lezhë, në datën 21.04.2026, ora 11:00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë. Data e intervistës së strukturuar do të njoftohet me email për kandidatët që marrin më shumë se gjysmën e pikëve.