Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut III, “Ngritja në Detyrë” e VKM-së nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Raportit të Komitetit të Ngritjes në Detyrë, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Kamëz, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë, për pozicionin:
- Përgjegjës i sektorit të projektimit pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Investimeve, shpall fitues kandidatin si më poshtë:
– Aleks Dani
Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me e-mail për rezultatet e arritura.
- 2 (dy) pozicione Specialist i Sektorit të Burimeve Njerëzore, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore
Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Burimet Njerezore ne Institucionin e Bashkise Kamez në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se kandidati fitues për pozicionin:
– 1 (një) pozicion Specialist i Sektorit të Burimeve Njerëzore, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore -Kandidati fitues është Znj.Elda Brahaj
– Për pozicionin tjetër Specialist i Sektorit të Burimeve Njerëzore, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore – nuk ka kandidat fitues.
Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me e-mail për rezultatet e arritura.