KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 17, datë 27.02.2026.

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                        Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

– Për 1 (një) vend “Auditues i  Parë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit  – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Ekonomike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

 

  1. Ada Qarri
  2. Axhije Gorica
  3. Diana Qafa
  4. Florens Çela
  5. Loreta Hanxhari
  6. Ortenca Dashi
  7. Samuel Hajdinaj

 

– Për 1 (një) vend “Auditues i  Dytë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Drejtësi, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

 

  1. Megi Baça
  2. Serxhio Koçi
  3. Uendi Zotaj

 

– Për 1 (një) vend “Specialist Komunikimi” në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë – diplomuar minimumi në Master Profesional në Gjuhë të Huaja, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

 

  1. Erald Xhaferaj
  2. Ervis Lisaku
  3. Imelda Asllanaj

 

Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 08.04.2026 ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional.