ZYRA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut IV, të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve për pranim në shërbim civil dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:

  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Hartimit të Akteve dhe Përputhshmërisë, në Drejtorinë e e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike dhe Integrimit pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, klasa e pagës IV-1.

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:

 

1. Bred Bardhi

2. Darla Krasniqi

3. Mirlind Polovina

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 03.04.2026, ora 09:00 në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 03.04.2026, ora 12:00 në ambientet e e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.

 

 

 

Shënim:

 

Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 6 të Kreut IV të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, njofton se në përfundim të afatit të ankimit, kandidatja Jola Frashëri kualifikohet për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.