BASHKIA KAMËZ, SHPALLJE FITUESI

  • Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Raportit të Komitetit të Ngritjes në Detyrë, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Kamëz, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë, për pozicionin: Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, shpall fitues kandidatin si më poshtë:

– Laurena Kola

Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me e-mail për rezultatet e arritura.

 

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Raportit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit, Burimet Njerëzore në Institucionin e Bashkisë Kamëz në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se kandidati fitues për pozicionin:

– 1 (një) Pozicion, Specialist Projektesh, pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Investimeve. Me Kategori page IV/ IV-2.-Lloji i diplomës “Shkenca Inxhinerike” niveli minimal i diplomës “Bachelor” – Kandidati fitues është Jonida Çera

– 1 (një) Pozicion Specialist i Sektorit të Analizës dhe Kontabilizmit të Detyrimeve Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, me Kategori page IV/ IV-2- Lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike” niveli minimal i diplomës “Bachelor” – Kandidati fitues është Leonora Kordhaku

– 1 (një) pozicion Specialist Jurist pranë Sektorit Ligjor, Drejtoria e Çështjeve Ligjore dhe Prokurimit Publike. Me Kategori page IV/ IV-2. Lloji i diplomës “Shkenca Juridike” niveli minimal i diplomës “Bachelor” – Kandidati fitues është Alban Marku

Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me e-mail për rezultatet e arritura.