Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,
Qendra e Formimit Profesional Publik Vlorë, ju njofton plotësimin e vendeve te lira për pozicionet:
- 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Riparime Elektroshtëpiake” në Sarandë shpallur nga AKPA me Nr. 715 prot, datë 06.03.2026
Në fund të procedurës për këtë pozicion pune rezultoi fitues Z. Aleks Caushaj.
- 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Servis Xhenerik në Automjetet e Lehta” shpallur nga AKPA me Nr. 642 prot, datë 02.03.2026
Në fund të procedurës për këtë pozicion pune rezultoi fitues Z. Besnik Muçaj.
- 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Instalim dhe Mirëmbajtje e Rrjetit Elektrik” shpallur nga AKPA me Nr. 642 prot, datë 02.03.2026
Në fund të procedurës për këtë pozicion pune rezultoi fitues Z. Arjan Stefani.
- 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Aftësi Digjitale” shpallur nga AKPA me Nr. 642 prot, datë 02.03.2026
Në fund të procedurës për këtë pozicion pune rezultoi fituese Znj. Klodiana Furxhi.
- 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Kuzhinë” në Sarandë shpallur nga AKPA me Nr. 650 prot, datë 02.03.2026
Në fund të procedurës për këtë pozicion pune rezultoi fituese Znj. Zoica Ndreu.
- 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale për kursin “Manikyr-Pedikyr” në shpallur nga AKPA me Nr. 650 prot, datë 02.03.2026
Në fund të procedurës për këtë pozicion pune rezultoi fituese Znj. Rudina Gori.