Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26, VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu II, bëjmë njoftim për shpalljen e listës paraprake të verifikimit të kandidatëve, për 1 (një) vend të lirë, sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil, në pozicionin:
- Specialist i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë (kategoria ekzekutive, IV-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Nga verifikimi paraprak i të gjithë dokumenatcionit të paraqitur nga kandidatët, rezulton se kandidati që plotëson kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Specialist i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, është si më poshtë vijon:
- Saivi Shyti;
- Vilson Çepele.
Konkurrimi i kandidatit të testimit me shkrim do të zhvillohet më datë 08.04.2026, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, po atë ditë pas vlerësimit me shkrim do të zhvillohet edhe
intervista e strukturuar me gojë, në qoftë se kandidati grumbullon mbi 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku.