Mbështetur në Ligjin nr. 7961, datë12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjin nr. 15/2019 ”Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, Ligiin nr. 15/2017, datë 16.2.2017 ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 516, datë 25.09.2025 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nr.560, datë 26.07.2024 ”Për mënyrën e emërimit, transferimit dhe lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agiencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës”, shkresën nr.456 prot, datë 12.02.2026 “Njoftim për vend të lirë”, të AKPA-s dhe shkresën nr. 1919/1 prot., datë 24.03.2026 “Urdhër nr. 171, datë 24.03.2026 ”Për emërimin në detyrë në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Shkodër”, të Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, protokolluar në AKPA me nr.456/12 prot, datë 25.03.2026, ju lutem procedoni me shpalljen e njoftimit në faqen zyrtare të AKPA-s, si më poshtë:
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ju njofton emërimin e z. Julian Jana në pozicionin e punës Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Shkodër.