Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese””: Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kamëz, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të Lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionet
- Përgjegjës i sektorit Gjyqësor pranë Drejtorisë së Çështjeve Ligjore dhe Prokurimit Publik. Kategoria e pagës III-2- nuk u paraqit asnjë kandidat
- Përgjegjës i sektorit Ligjor pranë Drejtorisë së Çështjeve Ligjore dhe Prokurimit Publik. Kategoria e pagës III-2- nuk u paraqit asnjë kandidat
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se për pozicionet e mësiperme procedura është e hapur për fazat e metejshme.