KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE – REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për Lëvizje Paralele për pozicionin e punës Shef Sektori në Sektorin e Mbikëqyrjes dhe Koordinimit Vendor në Drejtorinë e Administratës Zgjedhore.

Në përmbushje të pikës 1, të nenit 26, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut II, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Për procedurën e lëvizjes paralele për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë së ulët drejtuese, për pozicionin e punës Shef Sektori në Sektorin e Mbikëqyrjes dhe Koordinimit Vendor në Drejtorinë e Administratës Zgjedhore në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.