NJOFTIM
Mbi rezultatet e verifikimit paraprak për plotësimin e vendeve të lira në KLSH
Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 14, datë 11.02.2026.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
– Për 1 (një) vend “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë, Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja, diplomuar minimumi në Master Profesional në Drejtësi, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
- Desada Susaj
- Dhurata Jaku
- Elidiana Shkira
- Eriselda Ndreca
- Reidi Lala
- Uendi Zotaj
– Për 1 (një) vend “Auditues i Parë”/ Specialist në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit – diplomuar minimumi në Master Profesional në shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Elektrike / inxhinieri Elektronike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
- Besmir Meta
- Manjola Shllaku
Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 30.03.2026, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së