NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
SPECIALIST NË SEKTORIN E HARTIMIT TË AKTEVE DHE PËRPUTHSHMËRISË, NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE JURIDIKE, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMEVE JURIDIKE DHE INTEGRIMIT PRANË ZYRËS SË INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË
Në zbatim të nenit 22, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 4, të Kreut IV, të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbim civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:
· 1 (një) Specialist në Sektorin e Hartimit të Akteve dhe Përputhshmërisë, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike dhe Integrimit pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, klasa e pagës IV-1.
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
1. Bred Bardhi
2. Darla Krasniqi
3. Mirlind Polovina
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 03.04.2026, ora 09:00 në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 03.04.2026, ora 12:00 në ambientet e e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.