KONTROLLI I LARTË I SHTETIT – SHPALLJE VENDE TË LIRA PUNE

Kontrolli i Lartë i Shtetit shpall procedurën për plotësimin e 1 (një) vendi vakant në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Performancës – diplomuar minimumi në Master Profesional në Histori/Gjuhësi.

Kërkesat për kandidatët që aplikojnë për këtë vend pune janë:

– Të kenë diplomë minimumi në nivelin Master Profesional në Histori/Gjuhësi;

– Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit;

– Të kenë njohuri të gjuhës angleze;

– Të kenë kualifikime dhe trajnime që lidhen me fushën profesionale;

– Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese për të punuar në grup.

Kategoria e pagës për këtë vend pune është III-2.

Bashkengjitur link: Njoftim_vende_te_lira_1_Auditues_II_Performanca