BASHKIA MEMALIAJ, VERIFIKIM PARAPRAK

  • Drejtor në Drejtorinë Juridike dhe Burimeve Njerëzore, Kategoria e pagës II-2

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Memaliaj , në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e Ngritjes në Detyrë.