BASHKIA PUKË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve për pranim në shërbimin civil në kategorinë e ulët drejtuese dhe kërkesave të veçanta të publikuara në shpalljen për konkurrim, njofton se:

  • Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e tretë të vlerësimit ( intervista e strukturuar me gojë) për pozicionin “Përgjegjëse në Sektorin e Ndihmës Ekonomike dhe Çështjeve Sociale”, është:

1. Znj. Lavdie Terbuni

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet me datë 11.03.2026, ora 10.00 në ambientet e Bashkisë Pukë (Salla e mbledhjeve të Këshilli Bashkiak).

 

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, Kreut III, të VKM Nr. 243, datë 18.03.2015 “ Për Pranimin , Lëvizjen paralele , periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se:

  • Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e tretë të vlerësimit ( intervista e strukturuar me gojë) për pozicionin “Specialist i organizimit të protokollit dhe komunikmit me publikun”, është:

1. Znj. Shyrete Shabanaj

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet me datë 11.03.2026, ora 10.00 në ambientet e Bashkisë Pukë (Salla e mbledhjeve të Këshilli Bashkiak).

Për sa më sipër njoftohen kandidatët e kualifikuar të respektojnë datën, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim.