Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe VKM-së nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; VKM-në nr. 243, date 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin ne kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar; Burimet Njerëzore në Institucionin e Bashkisë Kamëz, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të Lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet:
- Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore – nuk u paraqit kandidat
- Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore – nuk u paraqit kandidat
- Specialist Projektesh, pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Investimeve – nuk u paraqit kandidat
- Specialist i Sektorit të Analizës dhe Kontabilizmit të Detyrimeve Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore – nuk u paraqit kandidat
- Specialist Jurist, Drejtoria e Çeshtjeve Ligjore dhe Prokurimit Publike – nuk u paraqit kandidat.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se për pozicionet e mesiperme procedura është e hapur pë fazat e metejshme.