- “Specialist transporti” në Drejtorinë e Infrastrukturës dhe Investimeve Publike.
Në zbatim të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, në përfundim të procedurave të konkurimit për plotësimin e vendit të lirë në pozicionet “Specialist transporti” në Drejtorinë e Infrastrukturës dhe Investimeve Publike, Bashkia Vlorë me procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, sipas parashikimeve të nenit 22 të ligjit, KPP shpall rezultatin paraprak të konkurentëve të cilët kanë grumbulluar mbi 70 pikë:
1. Denis Demaj
- “Specialist” në Sektorin e Diasporës dhe migracionit, Drejtoria e Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë në bazë të nenit 22 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe të Kreut II të VKM nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, levizjen paralele, periudhen e proves dhe emerimin ne kategorine ekzekutive”, për procedurën e pranimit në shërbimin civil, shpall:
Aplikantët e kualifikuar për të vazhduar procedurën e pranimit në Shërbimin Civil:
- Nertil Sheko
- Artila Shuraja
Procedura e konkurrimit do të zhvillohet në datën 10.03.2026, ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Vlorë.
- “Specialist(inxhinier)” në Njësinë e Prokurimit.
Bazuar në nenin 22 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe të Kreut II të VKM nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore për procedurën e pranimit në shërbimin civil, shpall:
Aplikantët e kualifikuar për të vazhduar procedurën e pranimit në shërbimin civil:
- Ana Hoxhaj
Procedura e konkurrimit do të zhvillohet në datën 10.02.2026, ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Vlorë.
- “Specialist jurist” në Drejtorinë Juridike
Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë në bazë të nenit 22 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe të Kreut II të VKM nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, levizjen paralele, periudhen e proves dhe emerimin ne kategorine ekzekutive”, për procedurën e lëvizjes paralele në shërbimin civil, shpall:
Aplikantët e kualifikuar për të vazhduar procedurën e lëvizjes paralele në shërbimin civil:
- Amanda Hodaj
Procedura e konkurrimit do të zhvillohet në datën 09.02.2026, ora 11:00 në ambjentet e Bashkisë Vlorë.