Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligiit nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 date 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr. 164, datë 05. 10.2023 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nr.560, datë 26.07.2024 “Për mënyrën e emërimit, transferimit dhe lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” dhe shkresës me nr. 204 prot, datë 09.02.2026 “Kërkesë për shpallje të vendit të lirë të punës” të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Vlorë, protokolluar në AKPA me nr. 551 prot, datë 23.02.2026, ju lutem procedoni me shpalljen e njoftimit për vendin e lirë në faqen elektronike zyrtare të AKPA-s si dhe në një vend të dukshëm në hyrje te ambienteve të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Vlorë, brenda datës 27.02.2026, si më poshtë:
Pozicioni i punës:
- Specialist në Sektorin e Zyrës Vendore Delvinë, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Vlorë.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 551.1