Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,
Ofruesi i AFP-së, Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti” Dibër, ju njofton si për shpallje për vend të lirë nr.120, datë 16.02.2026 prot, në AKPA nr.590, datë 17.02.2026 me afat deri në datë 24.02.2026 për pozicionin:
- Sanitare – 1 (një) vend vakant (Bulqizë)
Nuk u paraqit asnjë aplikant.