AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, QENDRA E FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK SHKODËR, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, ”Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, ”Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit te institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar,

Ofruesi publik i AFP-së, Qendra e Formimit Profesional Publik Shkodër, ju njofton plotësimin e vendeve të lirë për pozicionet:

  • 1 (një) Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kursin “Kuzhinë” Lezhë.

Në përfundim të procedurës për këtë pozicion pune, u shpall fitues:

Z. Ndrek Berisha

 

  • 2 (dy) Instruktorë të praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kursin “Manikyr-Pedikyr”.

Në përfundim të procedurës për këtë pozicion pune, u shpallën fituese:

  1. Znj. Ornela Mhilli
  2. Znj. Elona Bushati