Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar Kreu VI “Nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues”, neni 20, 21 dhe 32 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë dhe anëtarve të TND-së” i ndryshuar;
Komiteti i Përhershëm i Pranimit në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë, publikon njoftimin e kandidatit fitues me të paktën 70 pikë për 1(një) vend të lirë pune të kategorisë së nëpunësit civil të lartë drejtues, në pozicionin Inspektor, duke shpallur kandidatin si më poshtë;
1. Ornela Zguri 82 pikë
Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Blloku Ambasadave, Rr. “Skënderbej”, Pallati nr.4, Tiranë.