Në zbatim të ligjit nr.15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.07.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive si dhe Udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit të institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i ndryshuar
Qendra e Formimit Profesional Publik Vlorë, ju njofton plotësimin e vendeve te lira për pozicionet:
- 1 (një) Instruktor të praktikës profesionale në kursin “Berber”, shpallur nga AKPA me Nr. 395 Prot., datë 09.02.2026
Në përfundim të procedurës për këtë pozicion pune, rezultoi fitues z. Sokol Mersini.
- 1 (një) Instruktor të praktikës profesionale në kursin “Instalime dhe mirëmbajtje hidraulike”, shpallur nga AKPA me Nr. 395 Prot., datë 09.02.2026
Në përfundim të procedurës për këtë pozicion pune, rezultoi fitues z. Piro Myrtaj.