BASHKIA LUSHNJE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave,i ndryshuar.

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lushnje në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit, janë:

  1. Eva Sanxhaku
  2. Xhoana Bitri

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Bashkisë Lushnje në datën 24.02.2026 ora 10:00 kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.

 

  • PËRGJEGJËS

Lloji i diplomës “Inxhinieri Informatike” niveli minimal i diplomës “Master Shkencor/Profesional”

Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, neni 26, si dhe të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”,i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkine Lushnje në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për ngritjen në detyrë dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën për pranim në shërbimin civil.