Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; Udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024, të Udhëzimit nr. 4, datë 18.08.2025, “Për mënyrën e organizmit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit të institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”
Shkolla e Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” Shkodër, ju njofton mbylljen e procedurës me nr. prot 328 datë 03.02.2026, në mungesë të aplikantëve për vendin e lirë:
Mësimdhënës të teorisë dhe praktikës profesionale me kohë të pjesshme dhe afat të caktuar, Profili: Menaxhimi i Strukturave Akomoduese (Dual), Niveli V i KSHK (Pas të mesmes).