AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, QENDRA E FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK KORÇË, VENDE TË LIRA PUNE

Në zbatim të ligjit nr.15/2019, “Për nxitjen e punësimit: të ligjit nr.15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.07.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe fuksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive si dhe Udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit të institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit” i ndryshuar,

Qendra e Formimit Profesional Publik Korçë, ju njofton krijimin e vendeve të lira për pozicionet:

  1. Instruktor me kohë të pjesshme të kursit: “Parukeri” (IEVP Pojskë) -1 Person
  2. Instruktor me kohë të pjesshme të kursit: “Kuzhinë”(IEVP Pojskë) -1 Person
  3. Instruktor me kohë të pjesshme të kursit: “Sipëmarrje dhe Menaxhim i Biznesit të Vogël” (IEVP Pojskë) -1 Person
  4. Instruktor me kohë të pjesshme të kursit: “Aftësi për Punësim” (IEVP Pojskë) -1 Person
  5. Instruktor me kohë të pjesshme të kursit: “Instalime dhe Mirëmbajtje Hidraulike” (IEVP Korçë) -1 Person.
  6. Instruktor me kohë të pjesshme të kursit: “Gjuhë Angleze” (IEVP Korçë) -1 Person.
  7. Instruktor me kohë të pjesshme të kursit: “Aftësi për Punësim” (IEVP Korçë) -1 Person.
  8. Instruktor me kohë të pjesshme të kursit: “Aftësi Digjitale, Niveli Bazë” -1 Person.
  9. Instruktor me kohë të pjesshme të kursit: “Recepsion” -1 Person.
  10. Instruktor me kohë të pjesshme të kursit: “Grafik Dizajn” -1 Person
  11. Instruktor me kohë të pjesshme të kursit: “Thurje me Grep dhe Makrame” -1 Person.

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 474