AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, QENDRA E FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK SHKODËR, VENDE TË LIRA PUNE

Në zbatim të ligjit nr.15/2019, “Për nxitjen e punësimit: të ligjit nr.15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.07.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe fuksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive si dhe Udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit të institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, dhe Udhëzimit nr. 3, datë 7.2.2025 “Për marrjen në punë të punonjësve me kohë të pjesshme, në qendrat e formimit profesional publik dhe shkollat e mesme profesionale”,

Ofruesi publik i AFP-së, Qendra e Formimit Profesional Publik Shkodër, ju njofton krijimin e vendeve të lirë për pozicionet:

  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kursin “Sipërmarrje dhe Menaxhim i Biznesit të Vogël” (1 instruktor)
  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kursin “Aftësi për Punësim” IEVP Reç (1 instruktor)
  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kurset “Prodhim Sapuni Artizanal” (1 instruktor)
  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kurset “Asistencë e Kujdesit Afatgjatë” dhe “Kujdestari për të Moshuar” (1 instruktor)
  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kursin “Kuzhinë” Velipojë (1 instruktor)
  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kursin “Aftësi për Punësim” Vau Dejës (1 instruktor)
  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kursin “Berber” (1 instruktor)
  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kursin “Manikyr-Pedikyr” dhe “Parukeri” Lezhë (1 instruktor)

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 485 484 483 482 481 480 479 478