Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, për 2 (dyë) vende të lira pune të kategorisë ekzekutive në grupin e pozicioneve të administrimit të posaçëm në pozicionin “Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve me Autoritetet Përgjegjëse”, në ILDKPKI shpall:
Listën e kandidatëve fitues për pozicionin Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve me Autoritetet Përgjegjëse, në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikitit të Interesave, si më poshtë:
1. Klaudia Shehaj 73 pikë
Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Blloku Ambasadave Rr.”Skënderbej”, Pallati nr.4, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare të internetit: www.ildkpki.al.