Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar me të fundit nr. 748, datë 19.12.2018, si dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, Autoriteti i Konkurrencës, nga testimi i realizuar në datën 03.02.2026, nëpërmjet procedurës së “Lëvizjes paralele” për pozicionin:
- Inspektor forensics TIK në Drejtorinë Juridike, Integrimit dhe Çështjeve Gjyqësore, njofton se:
Procedura mbyllet pa asnjë kandidaturë fituese.