AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, QENDRA E FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK SHKODËR, VENDE TË LIRA PUNE

Në zbatim të ligjit nr.15/2019, “Për nxitjen e punësimit: të ligjit nr.15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.07.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe fuksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive si dhe Udhëzimit nr. 759, datë 30.09.2024 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit të institucioneve, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, dhe Udhëzimit nr. 3, datë 7.2.2025 “Për marrjen në punë të punonjësve me kohë të pjesshme, në qendrat e formimit profesional publik dhe shkollat e mesme profesionale”,

Ofruesi publik i AFP-së, Qendra e Formimit Profesional Publik Shkodër, ju njofton krijimin e vendeve të lirë për pozicionet:

  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kursin “Kuzhinë” (2 instruktorë)
  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kursin “Thurje me grep dhe makrame” (1 instruktor)
  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kurset “Instalime dhe Mirëmbajtje Hidraulike” dhe “Instalime dhe Mirëmbajtje e Sistemeve Ngrohëse-Ftohëse” (1 instruktor)
  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kurset “Instalime dhe Mirëmbajtje e Rrjetit Elektrik” dhe “Instalim i Paneleve Diellore Fotovoltaike” (1 instruktor)
  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kursin “Sekretari” (1 instruktor)
  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kurset “Instalime dhe Mirëmbajtje e Rrjetit Elektrik” (2 instruktorë)
  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kursin “Punime në tezgjah me dorë” (1 instruktor)
  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kursin “Grafik Dizajn” dhe “Teknik Rrjeti Kompjuterik” (1 instruktor)
  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kursin “Berber” (1 instruktor)
  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kursin “Aftësi për Punësim” (1 instruktor)
  • Instruktor i praktikës profesionale me kohë të pjesshme për kursin “Aftësi Digjitale”  dhe “Grafik Dizajn” (1 instruktor)

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 408 407 397 398 400 399 401 402 406 403 405