INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE, SHPALLJE FITUESI

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive në grupin e pozicioneve të administrimit të përgjithshëm në pozicionin “Specialist në Sektorin e Arkiv-Protokollit dhe Administrimit të Deklaratave”, në ILDKPKI shpall:

Kandidatin fitues për pozicionin Specialist në Sektorin e Arkiv-Protokollit dhe Administrimit të Deklaratave në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, si më poshtë:

1. Lorela Qoqi 72 pikë

Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Blloku Ambasadave Rr.”Skënderbej”, Pallati nr.4, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare të internetit: www.ildkpki.al.