BASHKIA DURRËS, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, , i VKM nr.243 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar si dhe në Vendimin nr.01 datë 09.01.2026 “Për ndryshimin e strukturës dhe rregullores së Bashkisë Durrës”, Urdhrin nr.447 prot. 15091 datë 11.12.2025 “Për shpalljen e konkurimit për pozicionet e lira”, Urdhrin nr.464 prot. 15384 datë 18.12.2025 “Për shpalljen e konkurimit për pozicionet e lira”, si më poshtë gjeni listën e kandidatëve fitues për procedurën e konkurimit nga jashtë shërbimit civil për pozicionet:

  • Specialist në Sektorin e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit dhe Marrëdhënieve me Publikun pranë Drejtorisë së Urbanistikës Planifikimit Urban dhe Zhvillimit të Territorit

Fitues është Znj.Nikol Muka

  • Specialist në Sektorin e Planifikimit Urban pranë Drejtorisë së Urbanistikës Planifikimit Urban dhe Zhvillimit të Territorit

Fitues është Z.Goni Xhihani

  • Specialist në Sektorin e Ndjekjes së Investimeve dhe Kontratave Publike pranëDrejtorisë së Projekteve , Infrastrukturës Publike dhe Transportit Publik
  • Fitues është Z.Nevian Mançe
  • Specialist në Sektorin e Monitorimeve të Shërbimeve Publike dhe Ndërmarrjeve të Varësisë

Fitues është Znj.Shpresa Lika

  • Specialist në Sektorin e të Ardhurave nga Taksat dhe Tarifat Vendore pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore

Fitues është Znj.Desjona Xhaferaj

  • Inspektor në Sektorin e Kontrollit të Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore

Fitues është Z.Isuf Çami

  • Specialist në Sektorin e Menaxhimit të Borxhit dhe Apelimit pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore

Fitues është Z.Bruno Braçe

 

Në listë pritje

Z.Davide Tepshi

Për pozicionet:

  • Specialist në Sektorin e Planifikimit dhe Kontrollit të zbatimit të lejeve pranë Drejtorisë së Urbanistikës Planifikimit Urban dhe Zhvillimit të Territorit
  • Specialist në Sektorin e Menaxhimit të Gjeoinformacionit pranë Drejtorisë së Urbanistikës Planifikimit Urban dhe Zhvillimit të Territorit

Nuk ka asnjë fitues.