AVOKATI I POPULLIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Mbi rezultatet e listës përfundimtare të kandidatëve për pozicionin vakant “Ndihmës Komisioner në Seksionin e Mekanizmit për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër Çnjerëzor ose Poshtërues” . Kategoria e pagës 1 – 4.

Në zbatim të nenit 32 të ligjit nr.152/2013, “Për nënpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut VIII dhe IX të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 5.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së i ndryshuar, Institucioni i Avokatit të Popullit në përfundim të afatit të aplikimit dhe të ankimimit të kandidatëve njofton se, për pozicionin:

“Ndihmëskomisioner” në Seksionin e Mekanizmit për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër Çnjerëzor ose Poshtërues. Kategoria e pagës 1 – 4:

Nuk ka kandidatë të kualifikuar.

Kjo procedurë mbyllet.