Në mbështetje dhe zbatim të pikës 7, neni 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikave 35 dhe 36, kreut III të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në vijim të fazës së dytë të vlerësimit të kandidatëve, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, njofton rezultatet e konkurrimit për procedurën e ngritjes në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese, për pozicionin, “Përgjegjës në Sektorin e Çështjeve Ligjore dhe Faljeve”, Drejtoria e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike.
Kandidate fituese shpallet znj. Sara Bërdëllima, me 86 pikë.