Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar, Kreu V– “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar;
Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, pas përfundimit të vlerësimit të intervistës së strukturuar me gojë, publikon njoftimin e listës së kandidatëve me të paktën 70 pikë në procedurën “Lëvizja Paralele” për 2 (dy) vende të lira pune të nivelit të mesëm drejtues, në pozicionin “Ndihmës Inspektor”, duke shpallur fitues kandidatin si më poshtë;
1. Elisabeta Tusha 78 pikë
Për sqarime, mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.ildkpki.al.