AGJENCIA KOMBETARE E PUNESIMIT DHE AFTESIVE, DREJTORIA RAJONALE E AGJENCISË KOMBËTARE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, DURRËS, VEND I LIRE PUNE

Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligiit nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 date 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr. 164, datë 05. 10.2023 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nr.560, datë 26.07.2024 “Për mënyrën e emërimit, transferimit dhe lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” dhe shkresës me nr.1835/1 prot, date 13.01.2026 “Njoftim për vend të lirë pune” të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Durrës, protokolluar në AKPA me nr.149 prot, datë 19.01.2026, ju lutem procedoni me shpalljen e njoftimit për vendi e lirë në faqen elektronike zyrtare të AKPA-s si dhe në një vend të dukshëm në hyrje të ambienteve të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Durrës, brenda datës 28.01.2026, si më poshtë:

  • Specialist në Sektorin e Menaxhimit dhe Ofrimit të Shërbimeve të Punësimit Lëvizëse në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Durrës (vetëm për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së specialistit të emëruar në këtë pozicion).

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 149.1