AUTORITETI I KONKURRENCËS, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe 26, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar me të fundit nr. 748, datë 19.12.2018,

Autoriteti i Konkurrencës njofton se:

Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionin “Inspektor” në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve të Shërbimit/Joprodhuese rezulton se procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë mbyllen pa asnjë kandidaturë.

Në lidhje me pozicion “Inspektor forensics TIK” në Drejtorinë Juridike, Integrimit dhe Çështjeve Gjyqësore, pas vlerësimit paraprak të dokumentave të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, rezulton se procedura e konkurrimit për pozicionin e mësipërm do të vazhdojë me kandidaturat e paraqitura për plotësimin me “Lëvizje paralele”. Kandidati që plotëson kriteret e veçanta dhe të përgjithshme dhe do të vazhdojë konkurrimin me procedurën “Lëvizje paralele” për pozicionin e mësipërm është:

Znj. Antoneta Skënderi

Konkurrimi për këtë pozicion do të zhvillohet në datën 03.02.2026, në orën 10.00 në ambientet e Autoritetit të Konkurrencës.