Në zbatim të Kreut V, nenit 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Këshillit të Qarkut Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Projekteve të Zhvillimit dhe Çështjeve Sociale, lloji i diplomës: të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional”, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike, në fushat Shkenca Shoqërore/ Sociale/ Inxhinieri Ndërtimi/ Ekonomike/ Juridike, si dhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë, njofton se kandidati i kualifikuar për të vazhduar në fazën e vlerësimit, është:
– Paola Lara
Vlerësimi i kandidatit do të bëhet në ambientet e Institucionit të Këshillit të Qarkut Korçë në datë 29.01.2026, ora 10:30.
Për sa më sipër, ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” njoftimin mbi përfundimin e procedurës së verifikimit paraprak për ngritjen në detyrë.