Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, për një vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive në grupin e pozicioneve të administrimit të posaçëm në pozicionin “Specialist në Sektorin e Administrimit Financës-Buxhet (Specialist Buxheti)”, në ILDKPKI, njofton se:
Nga procedura “Ngritja në detyrë” për 1 (një) vend të lire pune, të kategorisë ekzekutive në grupin e pozicioneve të administrimit të posaçëm Specialist në Sektorin e Administrimit Financë-Buxhet (Specialist Buxheti) në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë dhe pozicioni i mësipërm rezulton ende vakant.
Procedura për ngritje në detyrë mbyllet pa asnjë kandidat fitues.
Për sqarime, mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në adresën Blloku Ambasadave, Rr.“Skënderbej”, Pallati nr.4, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare të internetit: www.ildkpki.al.
Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.5.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja ne detyrë”, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242 datë 18.3.2015,“Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e mesme drejtuese”, Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton se:
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur brenda afateve të përcaktuara, shpall Listën e Kandidatëve, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta dhe që do të vazhdojnë konkurimin në procedurën “Ngritja në detyrë”, për 2 (dy) vende të lira pune në kategorinë e nëpunësve civilë të mesëm drejtues, në pozicionin “Ndihmës Inspektor” në ILDKPKI si më poshtë;
1. Adela Gërdeci
2. Manuela Potomi
Konkurrimi-testimi me shkrim do të bëhet në datën 3.2.2026, në mjediset e ILDKPKI, në orën 11.00. Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve) do të shpallen në datën 5.2.2026
Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Blloku Ambasadave, Rr. “Skënderbej”, Pallati nr.4, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare të internetit: www.ildkpki.al.