Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar Kreu V- “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.3.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëdhëniet me Institucionet”, në ILDKPKI njofton se:
Nga procedura “Lëvizja Paralele” për 1 (një) vend të lirë pune, të nivelit të mesëm drejtues, në pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëdhëniet me Institucionet” në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë dhe pozicioni i mësipërm rezulton ende vakant.
Procedura për lëvizje paralele mbyllet pa asnjë kandidat fitues.