INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, VERIFIKIM PARAPRAK

Në mbështetje të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikave 7, 8 dhe 9, kreut VII të vendimit nr. 243, datë 18.3.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:

  • “Specialist” në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Menaxhimit Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve, kategoria e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,

Kualifikohet në fazën e dytë të konkurrimit, znj. Belina Duhani.

 

Në zbatim të pikës 6, neni 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe pikave 11 dhe 13, kreut II të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:

  • “Përgjegjës në Sektorin e Çështjeve Ligjore dhe Faljeve”, Drejtoria e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike, klasa e pagës III-1, niveli i kualifikimit 1,

Nuk ka paraqitur kërkesë asnjë kandidat për vendin vakant, për procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë e ulët drejtuese.