BASHKIA DIMAL, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit 152/2013 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreut IV – Pranimi në shërbimin civil”, neni 22, pika 5, VKM 118 datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit për plotësimin e vendeve të lira në katëgorinë e lartë drejtuese” njësia përgjegjëse pas përfundimit të afatit të përcaktuar për dorëzimin e dokumentave për ngritje në detyrë për kategorinë e lartë drejtuese Sekretar i Përgjithshëm bërë publike sipas shkresës me nr. 3425 Prot, datë 11.12.2025 njofton se deri në datë 22.12.2025 pranë Bashkisë Dimal nuk është dorëzuar asnjë dosje për procedurën e ngritjes në detyrë.

Vijon procedura për pranim nga jashtë.