Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM nr. 243, datë 18.3.2015,”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive , VKM Nr.142 datë 12.03.2014, “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura”, i ndryshuar, si dhe të kreut II, III, IV të Vendimit Nr.242, datë 18.03.2015, i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mallakastër, njofton se nga verifikimet e dosjeve të dërguara nga aplikantët për shpalljet e datës 04.12.2024, kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për proçedurën e lëvizjes paralele për nëpunësit civil janë,
Për pozicionin:
1. Specialist i Tatim – Taksave, Sektori i Tatim – Taksave, kategoria IV-3, kualifikohet Znj.Elona Sinanaj.
2. Drejtor i Administrimit, Zhvillimit të Territorit dhe Projekteve, kategoria II-2 (një pozicion), s’ka aplikant.
3. Përgjegjës, Sektori i Shërbimeve Sociale, kategoria III-2 (një pozicion), s’ka aplikant.
4. Përgjegjës, Sektori i Auditit të Brendshëm, kategoria III-2 (një pozicion), s’ka aplikant.
5. Specialist , Sektori i Njësisë së Prokurimeve, kategoria IV-3 (një pozicion), s’ka aplikant.
6. Specialist Mjedisi, Sektori i Menaxhimit të Pyjeve dhe Mjedisit, kategoria IV-3 (një pozicion), s’ka aplikant.
7. Specialist, Sektori i Njësisë së Integrimit Europian, kategoria IV-4 (një pozicione), s’ka aplikant.
8. Specialist për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijëve, Sektori i Shërbimeve Sociale, kategoria IV-4, (një pozicion), s’ka aplikant.
9. Specialist, Sektori i Auditit të Brendshëm, kategoria IV-3 (një pozicion), s’ka aplikant.