Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lushnje në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicionet janë të hapur për procedurën e pranimit në shërbimin civil.