INSTITUTI I STATISTIKAVE, VERIFIKIM PARAPRAK

Instituti i Statistikave, në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,
si dhe të kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim
të fazës së vlerësimit të kandidatëve, njofton se për pozicionin:

  • Specialist – Drejtoria e Burimeve Njerëzore – klasa e pages IV-1.

Nuk ka kandidatë fitues

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të kreut
VII, të vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit të
kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të
përcaktuara në shpalljen për konkurrim, Instituti i Statistikave, ju njoftojnë se për grupin e
pozicioneve:

– 2 (dy) Specialistë në Sektorin e Planifikimit dhe Monitorimit të Mbledhjes së të Dhënave, Drejtoria e Gjeoinformacionit, Mbledhjes së të Dhënave dhe Statistikave Rajonale – kategoria: IV1.

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

– Oliana Qendro
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 17.12.2025, ora 11:00 në ambjentet e Institutit të Statistikave, Tirane