ZYRA E KOMISIONERIT PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT DHE MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, VERIFIKIM PARAPRAK

  • 1 (një) Specialist financë-buxhet/shërbime në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës, pranë Zyrës së KDIMDP – së, Klasa IV-1.

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, njofton se për pozicionin e mësipërm, kandidat i kualifikuar për fazën e dytë të konkurrimit, është :

– Z Arti Mihali

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 05.12.2025, ora 14.00, në mjediset e Zyrës së Komisionerit (KDIMDP), rruga “Abdi Toptani”, ND.5

Vëmendje!! Duke filluar pas datës 9 Dhjetor 2025, do të njoftohen nëpërmjet faqes së KDIMDP-së, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar (deri në datë 02.12.2025), për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë egzekutive, në lidhje me pozicionin e lirë, listën e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.