Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,
KONSTATOI:
– Për 2 (dy) vendet e lira të publikuara në pozicionin, “Auditues i Parë/ Specialist ” në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë – diplomuar minimumi në Master Profesional në Gjuhët e Huaja, morën pjesë kandidatët:
1. Ana Cano
2. Lumturie Xhaferi
3. Manjola Kadisi
Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
1. Ana Cano
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 15.12.2025 ora 14:00, në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit.