Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V –
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015, i
ndryshuar, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut
II, po ju përcjellim emrin e kandidates që do të vazhdojë konkurrimin me procedurën, “Lëvizja
paralele”, në konkursin për pozicionin “koordinator” në Nënkomisionin për Mbikëqyrjen e
Buxhetit.
Kandidatia që do të vazhdojë konkurrimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për pozicionin
“koordinator” në Nënkomisionin për Mbikëqyrjen e Buxhetit për konkursin e datës 04.12.2025,
është si më poshtë vijon:
1. Znj. Sara Spaho
Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga
kandidatet konstaton se kandidatia e kualifikuar në njoftimin e datës 25.11.2025, znj. Marjeta
Gjelaj nuk i plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën “Lëvizja paralele”, pasi i
përket nivelit ekzekutiv