Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse në institucionin e Këshillit të Qarkut Korçë ka përfunduar verifikimin paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të shpallura për konkurrim. Për vendin vakant të pozicionit:
- Përgjegjës i Sektorit për Projektet e Zhvillimit, lloji i diplomës: “Master Shkencor” apo “Master profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
rezulton se nuk ka kandidatura që përmbushin kriteret për t’u përzgjedhur.