AVOKATI I POPULLIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Mbi pozicionin vakant, “Përgjegjës Sektori”, Sektori i IT-së dhe Pritjes së Qytetarëve, në Drejtorinë e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve,

Në zbatim ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të afatit kohor për aplikim, njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit njofton:

Nuk është paraqitur asnjë kandidat për procedurën e Ngritjes në Detyrë.

 

Mbi rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant, “Specialist IT”, i Sektorit të IT-së dhe Pritjes së Qytetarëve, në Drejtorinë e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve,

Në zbatim ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për Pranimin, Lëvizjen Paralele, Periudhën e Provës dhe Emërimin në Kategorinë Ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të afatit kohor për aplikim njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit njofton:

Procedura e pranimit nga jashtë shërbimit civil mbyllet për mungesë aplikimi.